Xiaomi Mi 9 Pro me 5G
nga Kosova MallXiaomi kosiderohet si një ndër kompanitë e pakta e cila bën ndryshime në modelet e ndryshme të smartphone. Tani ajo ka prezentuar një model të
ri me karakteristika shumë më të mira
Kjo kompani prezantoi Mi 9 Pro 5G, një variant të ri të telefonit Mi 9 me procesor më të shpejtë, lidhje me paisjet e tjera më të mirë dhe teknologji karikimi më të avancuar.
Telefoni bazohet në procesorin Snapdragon 855+ me 8 ose 12GB RAM (varsisht nga zgjedhja juaj ) dhe ka ekran 6.4-inç 1080p OLED si sigurisht një modem 5G.
Mi 9 Pro vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë prej 40W përmes kabllove dhe 30W përmes teknologjisë wireless.
Karikimi përmes kabllove bëhet për 48 minuta ndërsa wireless për 69 minuta thotë prezentuesi i këtij smartphone. Gjithashtu Mi 9 Pro 5G mund të karikojë aksesorë të tjerë përmes teknologjive të tjera prej 10W.
Sistemi i kamerave është shumë i mirë krahasuar me Mi 9: një sensor kryesor 48-megapiksel, dytësore 16-megapiksel super i gjerë dhe një sensor i tretë 12-mgeapiksel telefoto.
Mi 9 Pro 5G kushton 520 dollarë, 535 dollarë, 575 dollarë dhe 605 dollarë respektivisht për modelet 8GB RAM+128GB memorie, 8GB RAM+256GB memorie, 12GB RAM+256GB memorie dhe 12GB RAM+512GB memorie. Karikuesi wireless 30W do të shitet veçmas për 20 dollarë ndërsa telefoni del në shitje fillimisht në Kinë.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.
Use left/right arrows to navigate the slideshow or swipe left/right if using a mobile device