Qualcomm premton 5G për të gjithë procesorët e ardhshëm të telefonëve
Gjithashtu premton se të gjithë telefonët pa dallim do ta kenë të integruar 5G, si ata të rangut të lartë ashtu edhe të mesëm dhe buxhetorë.
Megjithatë integrimet e para pritet të fillojnë me procesorët e serive 8 që do të debutojnë vitin e ardhshëm.
Qualcomm thotë se ka 12 prodhues smartfonësh përfshirë LG, Oppo dhe HMD të cilët do të përdorin procesorin e ri të serive 7 në telefonët e ardhshëm. Sipas kompanisë telefonët e parë me këtë çip vinë në tre mujorin e katërt të këtij viti ndërsa me procesorët e serive 6-të në gjysmën e dytë të 2020-ës.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.