PayPal jep dorëheqje nga projekti e kryprovalutës Libra
PayPal largohet nga kryptovaluta Libra, duke qenë anëtari i parë që del nga grupi i kësaj kryptovalute, me të cilin facebook është përpjekur të kontrolloj.
PayPal tha që do të heqë dorë nga çdo pjesëmarrje e mëtejshme në grup dhe në vend të kësaj do të përqendrohej në bizneset e saj kryesore.
Paypal ka deklaruar se e mbështesin Libra dhe janë të gatshëm ti kthehen bashkëpunimit
Si përgjigje, Libra Association me qendër në Gjenevë tha se ishte në dijeni të sfidave që priten në përpjekjet e saj për të “rikonfiguruar” sistemin financiar.
Facebook njoftoi planet për të lëshuar në përdorim Libran në muajin qershor të vitit 2020 në partneritet me anëtarët e tjerë të saj, por projekti shpejt u fut në telashe me rregullatorët skeptikë në të gjithë botën.
Gjithashtu, Visa, MasterCard dhe partnerë të tjerë financiarë janë duke shqyrtuar tërheqjen nga projekti për kriptovalutën Libra
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.