LG prezanton monitorët e rinj prej 1 ms
Monitorët janë pjesë e familjes UltraGear të LG dhe janë të parët në botë të cilët ofrojnë ekrane IPS me këtë shpejtësi duke i sjellur më pranë paneleve TN.
Modeli më i shtrenjtë ka një panel të lakuar dhe ekran 37.5-inç, si dhe rezolucion 3840×1600 dhe shkëlqim prej 450 nit.
Kanë teknologjinë G-SYNC të Nvidia e cila mundëson rezolucion shumë më të mirë. Ende nuk ka asnjë lajm rreth çmimit për nuk kanë për të qenë të lirë. LG tha se porositë për modelin 27-inç fillojnë me 1 Korrik në SHBA ndërsa në Evropë në fund të vitit.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.