Lenovo do të sjellë llaptopët 5G
Laptopë të cilët mund të lidhen me rrjetet super të shpejta 5G do të bënin diferencën duke revolucionarizuar mënyrën sesi i përdorim sot.
Sipas një punonjësi anonim të Lenovo, kompania po punon me Intel dhe Qualcomm për të prodhuar laptopë me jetëgjatësi bateri deri në 12 orë dhe konektivitet 5G.
Megjithatë duhet të kujtojmë se është një konektivitet në fazat e para dhe kur të arrijë në potencialin maksimal, 5G-ja do të hap një botë të re mundësish falë shpejtësisë që 4G nuk e arrin dot.
Natyrisht do të duhet kohë deri në maturimin e kësaj teknologjie.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.