Krijohen probleme në Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Instagram ka përsuar rënie, edhe pse është një ndër rrjetet sociale më të vizituara.
Sipas gazetave amerikane, kanë filluar disa probleme dhe janë prekur një pjesë e mirë e përdoruesve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë të Europës dhe SHBA.
Arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, por mendohet se shumica kanë raportuar probleme me Feedin e Lajmeve dhe disa prej tyre me faqen e internetit si dhe me hyrjen. Instagram ende nuk ka komentuar mbi problemet.
Të shqetësuar shumë njerëz kanë raportuar gjithashtu probleme me Facebook dhe WhatsApp – të cilat si Instagram, janë në pronësi të Facebook.
Shumë përdorues kanë përdorur Twitter për të zbrazur mërzinë e tyre për ndërprerjen. Një përdorues ka shkruar: “Oh yay. Instagram ka rënë, kështu që postimi im po lundron në errësirë derisa të rregullohet”. Një tjetër shtoi: “Pse bie Instagram të paktën një herë në javë?”
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.