GoPro 8 do të sjellë një aksesorë të ri për media
Ky aksesor për media do t’u lejojë përdoruesve të bashkëngjitni një shumëllojshmëri të aksesorëve, siç është një dritë e jashtme që do t’ju ndihmojë të ndriçoni pjesën ku fotografoni.
Përveç modulit të mediave, duket se GoPro do të shtojë edhe shumë aksesorë tjerë ku një prej tyre është "Floaty" për shembull, ku do të ndihmojë në parandalimin e fundosjes së kamerës në ujë.
Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar për Hero 8.
Në gusht, thuhet se pajisja mund të mbështes regjistrimin e videos 4K në 120 FPS.
Nuk ka asnjë informatë se kur do të lansohet kamera, por e fundit që kemi dëgjuar, ajo ishte në shënjestër për një lansim në shtator, kështu që mbase do të mësojmë më shumë në javët në vazhdim.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.