Donald Trump e konsideron Huawei si të rrezikshme
Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare në mes SHBA dhe Kinës. Prandaj, e konsideron Huawei si të rrezikshme për SHBA.
Lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.
Uashingtoni ka shënjestruar Huawei duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.
Sipas Donald Trump, Huawei përbën një rrezik të sigurisë së SHBA, ndërsa Pekini akuzon SHBA për "ngacmimin" e kompanisë.
"Huawei është diçka shumë e rrezikshme", u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
"Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme".
Tani firmat amerikane duhet të marrin leje nga qeveria nëse dëshirojnë të blejnë smarphone Huawei.
Por Trump ka thënë se është "e mundshme" që kompania të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje tregtare me Pekinin.
"Nëse bëjmë një marrëveshje, unë mund të imagjinoj që Huawei të përfshihet ndoshta në ndonjë formë apo pjesë të saj", shtoi Trump.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.