Dell ka integruar procesorët më të rinj të Intel në modelet Dell Inspiron 13, 15, 17, 7200, 13...
Intel prezantoi gjeneratën e 10 të procesorëve për laptopët ultra-portativë dhe natyrisht me këtë lajm duhet të vijnë edhe prezantime laptopësh të rinj gjithashtu.
XPS 13 gjithashtu paketon një çip Wi-Fi 6 të Intel i cili do të rrisë shpejtësinë me tre herë të internetit wireless. Disa modele të rangut të lartë do të vinë me Dell Cinema Color dhe Dolby Vision e madje edhe ekran 4K Ultra HD Infinity Edge.
Por XPS 13 nuk është i vetmi kompjuter Dell që pajiset me procesorët e fundit Intel. Kompania na rikujtoi XPS 13 2n1.
Gjithashtu kompania përditësoi tërë linjën Inspiron me procesorët Intel përfshirë modelet Inspiron 13, 15, 17, 7200 2n1, 14, 15 5000 2n1 dhe 13 5000.
Edhe për biznesin ka menduar Dell duke përditësuar me procesorët Intel modelet Vostra 13, 14 dhe 15.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.