AMD nuk e vë në treg procesorin me 16 bërthama
Shumica e përdoruesve ishin të bindur se në Shtator do të mund të ndërtonin një konfigurim kompjuteri i bazuar plotësisht në harduerin e AMD për video lojërat.
Mirëpo AMD dha lajmin e keq se dalja në treg e procesorit prej 16-bërthama Ryzen 9 3950X do të shtyhet edhe me dy muaj të tjerë për në Nëntor.
AMD dëshiron që ti bëjë ballë kërkesës së lartë për një procesor dhe tha se ende nuk ishte gati. AMD thotë se nuk ka mjaftueshëm rezerva për të justifikuar debutimin e këtij procesori.
Deklarata e kompanisë zbuloi se gjenerata e tretë e Ryzen Threadripper gjithashtu do të vijë në të njëjtën periudhë. Ky procesor pritet të ketë deri në 48 bërthama dhe arkitekturë 7-nanometër.
Ky është shansi i vetëm i AMD për ti fituar një tjetër betejë Intel dhe konsoliduar pozitat si një lojtarë i fortë në industrinë e procesorëve me shumë bërthama.
Nëse dëshironi të postoni ndonjë kuriozitet apo çfarëdo lidhje me teknologji ju lutem dërgoni postimin tuaj tek butoni "Na kontaktoni" dhe ju lutem jepni të dhënat e sakta në mënyrë që ta publikojmë postimin tuaj.